Gledis Nano prezanton drejtuesit e rinj: Jeni në provë!

AKTUALITET


Një ditë pasi firmosi ndryshime në rang drejtorësh në të gjitha Drejtoritë e Policive në qarqe, përjashtuar vetëm Beratin, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka prezantuar sot drejtuesit e rinj të strukturave vendore.

Gjatë prezantimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm iu ka ndarë detyrat drejtorëve të rinj të strukturave vendore, duke iu kërkuar atyre “angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor”.


Drejtor Nano, gjatë prezantimeve, u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Nano ka theksuar se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë.




Skip to toolbar