Goditën policët, pranga dy personave në Durrës

AKTUALITET


Policia e Durrësit vuri në pranga dy persona, të cilët qëlluan punonjësit e policisë duke kundërshtuar arrestimin. Sipas një komunikate zyrtare, mësohet se të martën ndodhi një sherr mes disa personave në Shkozet.

Blutë e Durrësit u njoftuan për ngjarjen dhe shkuan menjëherë te vendi ku ishte raportuar se po ziheshin disa persona mes tyre. Gjatë ndërhyrjes për të ndarë personat që po ziheshin, dy prej tyre kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i goditur.

Shërbimet e Policisë, pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre.

Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar