Përkeqësimi i motit, erëra me 33 milje/h dhe dallgë 3 metër, Kapiteneria Durrës jep urdhrin: Nuk lejohet asnjë lundrim në det të hapur

Moti i keq me reshje dhe erëra të forta ka bërë që Kapiteneria e Portit Durrës të marrë masa të menjëhershme dhe të pezullojë lëvizjen e anijeve. Nga mesnata bregdeti i Durrësit është përfshirë nga erëra të forta, ndërsa kapiteneria ka dhënë urdhrin që anijet të qëndrojnë në vendstrehime.

‘Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erërave te forta me drejtim jug në datën 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s 🌊.Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

📍Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njoftoi Kapiteneria.

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën 14-vjeçare të ish-bashkëshortes, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Burime zyrtare bënë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Tjetër vrasje në Durrës, qëllohet me thikë një person (EMRI)

Tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Një person është vrarë me thikë në zonën e Plepave.

Viktima është shtetasi Idajet Dulla, i cili ka mbërritur në spital pa shenja jete. Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një rrugë. Autori i identifikuar nga policia si shtetasi A. K. ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën.

Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte.

Dy familjet ishin në konflikt të hershëm pikërisht për këtë rrugë, e cila sot i ka marrë jetën të riut, autori i ka zënë rrugën viktimës dhe që këtu ka nisur sherri./realstory.al

Durrës, tritol banesës punonjëses së policisë

Një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, e dyshuar tritol, i është vendosur makinës së një punonjëse policie në Durrës. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet O.B., që punon në Policinë e Durrësit.

Sipas uniformave Blu të qytetit bregdetar, ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 minuta të mbrëmjes së kaluar. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm në oborrin e shtëpisë së shtetases O.B., në afërsi të mjetit të saj tip “Audi”.

Makina ishte e parkuar në oborr në momentin që lënda plasëse shpërtheu. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmriësisht nuk pati të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Miratohet buxheti i bashkisë Durrës, 793 milionë lekë shkojnë për rindërtimin

Bashkia e Durrësit miratoi të hënën buxhetin për vitin 2020. Një pjesë e konsiderueshme e parave për vitin e ardhshëm do të shkojnë për rindërtimin.

Busheti i Bashkisë së Durrësit për vitin 2020 është parashikuar të jetë reth 2.9 miliardë lekë.

Nga këto, 1.2 miliardë lekë janë destinuar të shkojnë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.

Ndërkohë, për rindërtimin, bashkia e Durësit do të japë rreth 793 milionë lekë. Ky fond është rreth 50% e fondit të parashikuar për investime për vitin e ardhshëm. Busheti është miratuar unanimisht me votat e këshilltarëve të majtë.

Klandestinë për 3 mijë euro, 2 në pranga, hetim policit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat procedoi penalisht një punonjës policie, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas të tjerë. Nga një njoftim i shpërndarë nga SHÇBA, mësohet se këta shtetas akuzohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm”, pasi këta shtetas organizonin trafikim të personave nëpërmjet  Pikës së Kalimit në Portin e Durrësit.

Këta shtetas, bënin të mundur kalimin e paligjshmë të kufirit të personave që kishin probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme që shkonin deri në 3.000 euro për person. Pas hetimeve 3-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës.

Ky shtetas, në rolin e sekserit, organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen. Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit.

U arrestua gjithashtu shtetasi me inicialet T.D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Iu kapën dhe sekuestruan 500 euro. Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë punonjësi i policisë V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në stacionin e Policisë Kufitare Durrës. Hetimi vijon për zbulimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Jo vetëm për viktimat, Prokuroria hetim edhe për ndërtesat ku pati të plagosur

Pas 18 urdhër arresteve për 18 persona, disa prej të cilëve u ndaluan nga Policia e Durrësit, Prokuroria e këtij qyteti shpërndau një deklaratë për shtyp. Në fillim, Prokuroria sqaron se për 23 personat që humbën jetën në ndërtesat e shembura nga tërmeti në Durrës, faji është edhe i ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat apo standardet në fushën e ndërtimit.  “Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Më tej, organi i akuzës në Durrës sqaron se për 18 personat që është urdhëruar ndalimi i tyre, “ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale të “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”,etj, të parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 të Kodit Penal”.

Gjithashtu, Prokuroria beson se ndërtuesit formal apo informal të ndërtimeve ku humbën jetën disa persona, nuk janë zbatuar rregullat e nërtimit duke sjellë edhe pasojat me vdekjen e disa personave. “Nga ana e ndërtuesve formal dhe informal të këtyre objekteve ndërtimi, ka rezultuar se në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht ku për shkak të dëmtimit në strukturën e objekteve, ka sjell si pasojë vdekjen e disa personave të ndarë sipas objekteve përkatëse. Për këto veprime dyshohet se këta persona kanë kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal”.

Përgjegjësia shkon edhe për zyrtarët e institucioneve publike, që kanë autoritetin e kontrollit të ndërtimeve. “Nga ana e funksionarëve publikë në zyrat e Aluiznit, IMT, Shtëpisë së Pushimit, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjet përkatëse të fushës që ata mbulojnë duke sjellë për rrjedhojë kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, per regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Nga ana e subjekteve projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues tek ndërtimet me leje janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit por një pjesë prej tyre nuk jetojnë dhe është e pamundur ligjërisht për të kryer hetime ndaj tyre”.

Por, hetimet sipas Prokurorisë, nuk do të fokusohen vetëm te objektet e shembura që morën 23 jetë njerëzish. Sipas saj, hetimet do të shtrihen edhe te ndërtesat që lanë dhjetëra persona të plagosur.  “Nga ana e organit të prokurorisë po i kushtohet një kujdes i vazhdueshëm ndjekjes së hetimeve lidhur edhe me objektet e dëmtuara në të cilat kanë ardhur pasoja të lehta për shëndetin e qytetarëve, si dhe në objektet në të cilat janë shkaktuar dëmtime të rënda materiale. Siç jeni në dijeni drejtpërdrejtë nga tërmeti janë shkaktuar 23 viktima, kanë ndodhur dëmtime të rënda të objekteve dhe banesave të një numri të madh qytetarësh dhe nga ana e Organit të Procedimit është ndërhyrë që krahas sigurisë publike për shëndetin e njerëzve të sigurohen edhe provat e nevojshme në vijim të hetimeve që lidhen me provat materiale të elasticitetit të materialeve të hekurit të përdorur, forcës se betonarmeve, si dhe cilësisë së materialeve të tjera të ndërtimit”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Durrës, rikthehet mësimi në universitet

Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do t`i rikthehet normalitetit pas tërmetit. Duke nisur nga fillimi i javës së ardhshme, Universiteti i Durrësit do të rinisë mësimin.

Senati Akademik i këtij Universitetit ka vendosur që procesi mësimor të rikthehet pas dy javësh pezullim për shkak të tërmetit.

Godinat ku zhvillohet mësimi universitar në Durrës janë inspektuar nga inxhinierët shqiptarë dhe italianë. Ato nuk kanë pasur dëme që mund të përbëjnë rrezik për studentët.

Ndërkohë, të hënën në 9 dhjetor në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës, do të organizohet një ceremoni përkujtimore dhe nderimi për viktimat e tërmetit.

Edhe në kryeqytet do të rifilliojë mësimi në Universitetin e Tiranës pas inspektimit të godinave nga ekspertët.

Teuta mund Skënderbeun, rikthen normalitetin në Durrës

Pasditen e të dielës në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, u luajt ndeshja midis Teutës dhe Skënderbeut. Ndeshja u luajt në një ambient solidar dhe miqësor, e cila u reflektua edhe në fushën e lojës. Takimi sportiv është nga aktivitetet e para që zhvillohet në qytet pas tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, që shkaktoi 24 viktima vetëm në qytetin e Durrësit.

Teuta ishte ekipi më i tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit, por të dielën pasdite lojtarët gjetën forcën për të rikthyer atmosferën e normalitetit në qytet. Me ndihmën e tifozëve, skuadra durrsake fitoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut, me golin e shënuar nga Lorenco Vila në fund të kohës së rregullt të lojës.

Ndërkohë, gjatë ndeshjes të dyja ekipet u shfaqën të kujdesshme, ndërsa rastet nuk munguan. Teuta pretendoi dhe një penallti gjatë pjesës së dytë, por arbitri nuk e vlerësoi si të tillë. Ndërkohë, tifozët ultras të Teutës, “Djemtë e Dedit”, bën një dedikim prekës gjatë ndeshjes.

 Në një banderolë ata shkruan “Prehuni në paqe”, ndërsa në qendër të saj kishin vendosur numrin ‘51’ që simbolizon viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Pas fitores të së dileës, Teuta ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Skënderbeu me 20 pikë ndodhet në vendin e shtatë.

Aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici durrsaku

Të dielën në Policinë e Durrësit u vetëdorëzua shtetasi me inicialet S.B., 52 vjeç, i cili dyshohet se aksidentoi për vdekje një 36-vjeçar në Durrës pak ditë më parë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Spitallë në datën 6 dhjetor.

Rreth orës 16:45, të asaj date, shtetasi me inicialet S.B., duke drejtuar mjetitin tip “Renault Megane”, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin me inicialet E.H., 36 vjeç. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia nisi hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa u bë identifikimi i shoferit që aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin.

Drejtuesi i mjetit ishte shpallur në kërkim, por ai u vetëdorëzua paraditen e të dielës në Policinë e Durrësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Skip to toolbar