Goli në Serinë B dhe e ardhmja, Dermaku tregon gjithçka!

Më të fundit


Kastriot Dermaku ishte heroi i Cozencës në ndeshjen e fundit në kampionat, pasi qendërmbrojtësi shënoi golin e fitores për ekipin e tij në përballjen kundër Specias.

Ajo fitore e afron Cozencën me vendet e kreut, pavarësisht se zona e play-off është ende larg në Serinë B. Pas ndeshjes, Dermaku ka folur për mediat në Itali, duke treguar emocionet e golit të shënuar dhe objektivat e klubit.


Objektivi – Nuk e di çfarë kanë bërë të tjerët, por di që objektivi jonë ishte të kalonim 40 pikët dhe ia arritëm 3 ndeshje para fundit. Goli ishte i rëndësishëm, hera e parë që shënoj në Serie B dhe kjo më gëzon.

Ëndrra për të kapur “Play-Off”-in? – Nuk e di! Nuk duhet të mendojmë për të siç bëmë dy muaj më parë kur ishim një hap larg nga play-off dhe më pas humbëm disa ndeshje. Tani do të luajmë me më shumë besim. Ndoshta nëse bëjmë një rezultat pozitiv në Benevento, mund të ëndërrojmë. Nuk ishte një fillim i lehtë për një skuadër që vinte nga Seria C.

E ardhmja- Kemi biseduar gjatë javës për këtë gjë. Situata është disi e komplikuar. Kam pasur kontakte nga klube të tjera, por asgjë konkrete. Kontrata ime është drejt përfundimit, do të pres dhe pak.

Kombëtarja- “E dija që do ta kisha të vështirë të vazhdoja, pasi qendërmbrojtës të tjerë u rikthyer. Pres një telefonatë, nëse do të më vijë do jem shumë i gëzuar”.




Skip to toolbar