Grabitet një karburant në Lezhë, autorët kërcënuan me armë punonjësin

AKTUALITET


Grabitet pika e karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë. Persona të maskuar dhe të armatosur gjatë natës së mbrëmshme kanë grabitur xhiron e karburantit.

Ata kanë arritur të marrin rreth 1 milion lekë, ndërsa mbanin me vete një shkop bejsbolli si dhe një pistoletë. Polica ende nuk ka dhënë sqarim në lidhje me ngjarjen ndërsa pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë.


“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.




Skip to toolbar