Grenell: Thaçi, mbështetje në SHBA. Demokratë e republikanë, me sytë nga Haga

KOSOVA


Në prag të vendimit përfundimtar të Gjykatës Speciale në Hagë   ish emisari amerikan  për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një mbështetje  dy partiake për ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa të gjitha rastet e prokurorit  Jack Smith sipas Grenell kanë dështuar.

Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës gjatë rrugës për në Uashington DC për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Rastet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Ky rast në Evropë është i fundit që ai ka. Edhe demokratët nga Amerika dëshmuan në Hagë në emër të Thaçit duke thënë nën betim se pretendimet e Jack Smith ishin krejtësisht të rreme.

Pra, ka mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith. Tani varet nga Haga, 16 shtatori”, tha Grenell.

Jack Smith ishte prokurori që udhëhoqi Zyrën e Prokurorit Special në periudhën kur u ngritën e akuzat ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Katër ish krerët  e UÇK qëndrojnë të izoluar në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 dhe më  16 shtator  Gjykata  Speciale shpall vendimin për ta.



Skip to toolbar