Greqi, 217 raste të reja me koronavirus në Greqi dhe 2 vdekje në 24 orët e fundit

AKTUALITET


Më shumë se 200 raste me koronavirus në ditën e fundit në Greqi. EODY (Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik) në Greqi njofton sot për 217  raste të reja, nga të cilat 16 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse në vend.

Gjithashtu sot janë konfirmuar edhe dy vdekje të tjera, një 53-vjeçar me sëmundje të tjera në Ahepa dhe një 79-vjeçar, gjithashtu me sëmundje shoqëruese, i cili u shtrua në spital në Xanthi, duke e çuar kështu në 235 numrin e vdekjeve në vend nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Greqi është 7,684. 28 pacientë trajtohen të intubuar, ndërkohë që 140 pacientë janë larguar nga ICU.



Skip to toolbar