Greqia ashpërson masat në Kakavijë

AKTUALITET



Greqi ka ashpërsuar masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mediet fqinje raportojnë se të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të përballen me masa më të ashpra, duke filluar nga kjo e hënë.

Kështu, shqiptarët do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes në 12 orë.


Pra, udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07”00 deri në orën 17”00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve. Tashmë, 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar, ndërsa për drejtuesit e kamionëve do të realizohet testi për Covid-19.