Grida Duma: Boll më Sali Berisha!

Më të fundit


Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka reaguar ashpër kundër dhunës së ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës.

“Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhe dhunën. Nuk ka demokrat që sulmon një demokrat. Erdhëm këtu se asnjë nuk mund ti lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave.


Por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidershipi i cili i vjetër, ti thosha “hajdeni këtu dhe futuni brenda normal” dhe grupi i deputetëve të PD-së duhet të vinin dhe diskutonin qetësisht. Dhuna nuk duhet të ndodhte.

Kjo nuk mund të imagjinohet. Është një fatkeqësi për ne të gjithë. Sot bëjmë protesta kundër njëri tjetrit. Nuk është cështje godine dhe dhune.

Ne pritëm që të vinin me një lloj normaliteti. Boll më. Kemi dalë te pjesa e verandës sepse brenda ishte e pamundur që të merrje frymë” u shpreh Duma.




Skip to toolbar