Gunga në këmbë i mori jetën Gjergj Xhuvanit. Ia mbajti të fshehtë familjes

AKTUALITET


Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e së mërkurës e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij.

Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit.

Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij.

Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë, shkruan Dosja.al.

Familja e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.

Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhej të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Por fatkeqësisht, në vend të Gjergjit familja mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë.

Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë.



Skip to toolbar