Haan: Shqipëria, një shans i mirë/ Ish-trajneri i Kombëtares komenton ndeshjen me Serbinë

Më të fundit


Nuk arriti dot kënaqësinë dhe suksesin që kërkonte.

Tashmë, holandezi i shquar i brezit të artë të viteve 70-të mbërriti në Tiranë me një tjetër mision, si dëshmitar I historisë për ndeshjen e famshme të 1970-ës, mes Tiranës, 17 Nëntorit të asaj kohe, dhe Ajaksit.

Në fushën e “Arenës Air Albania”, ai pranoi të jepte një intervistë për “Abc News” dhe të fliste për ndeshjen e sotme ndaj Serbisë në Botëror.

“Një derbi i vërtetë. Mund të them se dy vendet nuk janë me të vërtetë miq, pra do të jetë një ndeshje e veçantë. Gjithsesi, futbolli është futboll. Skuadra vendase, ajo që luan në shtëpi, pritet të luajë pak më shumë në sulm, por gjithsesi unë shoh se skuadra e Shqipërisë vitet e fundit ka ecur shumë mirë. Mund të presim diçka pozitive nga ky ekip. Unë e pashë në stërvitje dy ditë më parë, dhe pashë që ishte shumë e motivuar. Ishin po ashtu të qetë. Unë mendoj se diçka e mirë është e mundshme, sepse ata duhet ta marrin rrezikun në sy. Nëse duan që të vazhdojnë më tej, duhet të fitojnë ndeshjen, dhe mendoj se është gjithmonë një avantazh kur e di se çfarë duhet të bësh. Pra, ju duhet të shkoni për të fituar. Keni një mundësi të mirë, duke mos harruar se Serbia është skuadër e mirë. Nëse do të arrini sukses, atëherë bravo ju qoftë”.

A e ka ndjekur Han kombëtaren që nga koha që është larguar?

“Jo, nuk e kam ndjekur edhe aq Shqipërinë. Unë jetoj në Spanjë dhe nuk shoh shumë futboll. Ndjek më shumë Championsin dhe ndeshje të tilla si këto. Për më tepër, kur Shqipëria del në fushë, zakonisht në atë orar luan edhe Holanda, dhe unë duhet të ndjek Holandën përpara Shqipërisë. Gjithsesi, unë e kam ndjekur se çfarë ka ndodhur. Kam parë rezultatet, dhe kam parë se gjërat po shkojnë mirë për futbollin shqiptar”.

Si është krahasimi mes ekipit që drejtoi ai atëherë, dhe këtij që ka në dispozicion Silvinjo?

“Sot ju keni më shumë lojtarë jashtë vendit. Kur luan jashtë, niveli është më i lartë, përgatitja dhe përvoja po ashtu. Ju keni nevojë për lojtarë që të luajnë jashtë vendit, dhe kur unë isha trajner i kombëtares, ne kishim lojtarë jashtë, por jo aq shumë. Të gjithë ata që janë sot tek Shqipëria luajnë në ligat europiane. Kjo është gjë e mirë për trajnerin.”



Skip to toolbar