Hahn: Bisedimet e vështira, presim për një drite jeshile

AKTUALITET


Komisionieri  për zgjerimin Johannes Hahn ka deklaruar të martën në nisje të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se bisedimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë të vështira, por ai ka shpresë për dhënien e dritës jeshile për këto dy vende.

“Diskutime të vështira, shpresojmë për ditën e gjelbër, të cilën e meritojnë. Sot është një provë besueshmërie për Bashkimin Europian”, është shprehur Johannes Hahn para takimit në Luksemburg.

Edhe më herët Hahn ka qenë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE dhe në favor të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.



Skip to toolbar