Hajdutët vjedhin pallatin e dëmtuar nga tërmeti

AKTUALITET


Dy apartamente të një pallati dhjetë katësh, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë rënë preh e vjedhjes gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar janë futur gjatë natës në dy apartamente që ndodheshin në katin e nëntë të pallatit. Ata kanë vjedhur disa pajisje elektronike, laptopë, pasi në banesa nuk kanë gjetur para.

Në këto apartamente nuk jetonte njeri, pasi pallati ku ndodhen ato është shpallur i pabanueshëm. Ndaj, hajdutët kanë shfrytëzuar këtë situatë duke u futur gjatë natës në apartamente duke kryer dhe vjedhjen. Gjatë ditës së shtunë është konstatuar vjedhja e apartamenteve.

Ndërkohë, menjëherë është lajmëruar policia. Ajo mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e vjedhjes. Pallati ku ndodhi grabitja e apartamenteve u vizitua edhe nga Kryeministri Edi Rama me krerët e vendeve të rajonit gjatë samitit për Shengenin Ballkanik.

Pallati ku ndodhi vjedhja ka në total 285 hyrje, ndërsa rezulton se është dëmtuar në 5 katet e para të tij bashkë me disa prej kolonave mbajtëse. Për këtë arsye ai është shpallur i pabanueshëm.



Skip to toolbar