Hajdutët vjedhin pallatin e dëmtuar nga tërmeti

Dy apartamente të një pallati dhjetë katësh, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë rënë preh e vjedhjes gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar janë futur gjatë natës në dy apartamente që ndodheshin në katin e nëntë të pallatit. Ata kanë vjedhur disa pajisje elektronike, laptopë, pasi në banesa nuk kanë gjetur para.

Në këto apartamente nuk jetonte njeri, pasi pallati ku ndodhen ato është shpallur i pabanueshëm. Ndaj, hajdutët kanë shfrytëzuar këtë situatë duke u futur gjatë natës në apartamente duke kryer dhe vjedhjen. Gjatë ditës së shtunë është konstatuar vjedhja e apartamenteve.

Ndërkohë, menjëherë është lajmëruar policia. Ajo mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e vjedhjes. Pallati ku ndodhi grabitja e apartamenteve u vizitua edhe nga Kryeministri Edi Rama me krerët e vendeve të rajonit gjatë samitit për Shengenin Ballkanik.

Pallati ku ndodhi vjedhja ka në total 285 hyrje, ndërsa rezulton se është dëmtuar në 5 katet e para të tij bashkë me disa prej kolonave mbajtëse. Për këtë arsye ai është shpallur i pabanueshëm.

E thonë shifrat, shqiptarët vjedhin më pak se francezët

Shqipëria renditet në vendin e gjashtë ndër vendet me normën më të lartë të vjedhjeve në Europë. Sipas të dhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor, numri i vjedhjeve në Shqipëri llogaritet 88 të tilla për 100 mijë banorë për vitin 2018. Ndërsa në vendet e BE vendin rekord për vjedhje e mbajnë Belgjika dhe Franca, përkatësisht me 167 dhe 150 vjedhje për 100 mijë banorë. Shumica e hoteleve në Belgjikë madje shoqërohen me një njoftim të shkruar “kudo që të shkoni e porosisni, mos ia ndani sytë çantës.”

Në Gjermani dhe Holandë, numri i vjedhjeve për 100 mijë banorë është 47, ndërsa në Greqi niveli i vjedhjeve është i ulët me 40 vjedhje për 100 mijë banorë.

Normat më të ulëta janë renditur në Sllovaki dhe Hungari, me një mesatare prej 9 vjedhjesh për 100 mijë banorë.

Vidhet banesa e biznesmenit, hajdutët marrin 20 milionë lekë

Një biznesmen ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Elbasanit. Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në vilën private të biznesmenit Shaqir Karafili duke vjedhur rreth 20 milionë lekë të vjetra, si edhe sende me vlerë e bizhuteri të familjes. Në momentin e grabitjes, familjarët nuk kanë qenë në shtëpi, fakt nga i cili kanë përfituar grabitësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në lagjen 5 Maj, pranë Konviktit të Studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Karafili është i mirënjohur për biznesin e tij të autoshkollës dhe automjeteve të linjave të transportit në qytetin e Elbasanit. Biznesmeni pasi ka konstatuar vjedhjen, ka bërë denoncimin në polici, e cila po heton për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Grabitësit, eskploziv bankomatit në Kavajë

Bankomati i një banke të nivelit të dytë është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Kavajës. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen nr. 5 të qytetit, pranë tregut bujqësor.

Grabitësit, ende të paidentifikuar, e kanë shpërthyer me eksploziv bankomatin pranë bankës. Ato kanë hedhur në erë murin anësor të bankomatit për të marrë paratë. Sipas informacioneve paraprake nga policia dyshohet se grabitësit kanë marrë një vlerë prej 1 milion lekësh, shifër që mbetet ende për t’u konfirmuar.

Deri tani janë shoqëruar në polici 10 persona, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona që kanë kryer grabitjen dhe më pas janë larguar me makinë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vjen për pushime në Sarandë me anije të vjedhur në Turqi

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një anije turistike, ndërsa ka vënë në pranga kapitenin e saj.  Policia dyshoi se mjeti mund të ishte vjedhur për shkak të dokumentacionit të dyshimtë dhe përbërjes së ekuipazhit. Pas hetimeve rezultoi se ky mjet lundrues ishte vjedhur në Turqi.

Gjatë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tiranë me homologët grek, malazezë dhe turk u arrit në përfundimin se anija turistike ishte vjedhur në Turqi.

Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë)  vinte nga Korfuzi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës. Policia e Sarandës vuri në pranga kapitetin e anijes, shtetasin turk me iniciale D. U, 47 vjeç, i cili pritet të përballet me veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”.

Grabiti 190 mijë euro në Gjermani, në pranga “skifteri” shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në Gjermani.

22-vjeçari akuzohet për vjedhje në shifra të mëdha që kapin vlerën e 190 mijë eurove. Ai akuzohet se ka kryer 6 vjedhje të shumta në Gjermani midis  viteve 2016 dhe 2018, ndërsa dyshohet edhe për dy të tjera të mbetura në tentativë.

Shqiptari pritet të ekstradohet në Gjermani ku do të vuaj edhe dënimin në vjedhje.

Kapet në flagrancë duke vjedhur, rezulton autor i rasteve të tjera

Një 32 vjeçar arrestohet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një banesë. Pas hetimeve dhe informacioneve të marra, policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale O.A., 32 vjeç, i cili u kap na oborrin e banesës së shtetasit Z.M. ku kishte hyrë për të vjedhur.

Pas hetimit nga policia, në fakt rezulton se 32-vjeçari i arrestuar është edhe autor i vjedhjes së 4 banesave të tjera në qytetin e Kavajës.

Këto vjedhje kanë ndodhur gjatë muajit shkurt-qershor 2019 në Kavajë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Vidhnin banesat e futbollistëve, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Policia greke shkatërron një grup shqiptarësh që akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në zonë e Atikës. Në pranga kanë përfunduar një shqiptar 34 vjeç bashkë me një grua 35-vjeçare, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit.

Shqiptarët akuzohen për më shumë se 33 vjedhje, kryesisht të banesave dhe apartamenteve, ku merrni çdo gjë me vlerë. Sipas policisë edhe shtëpitë e futbollistëve dhe ish-futbollistëve të skuadrës greke “Olimpiakos’ kanë rënë pre e këtyre vjedhjeve.

Gjatë aksionit janë konfiskuar shumë sende me vlerë, euro dhe dy makina nga policia në cilësinë e provave material.

Vodhën disa banesa në Kavajë, arrestohen në flagrancë dy autorët

Policia e Kavajës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vëzhgimi”, një operacion për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Janë arrestuar në flagrancë dy shtetasit me iniciale N.,R 33 vjeç dhe A.H.,37 vjeç, të dy të dënuar më parë për “Vjedhje”. Dy personat u arrestuan në flagrancë pak pasi hynë për të vjedhur banesën e shtetasit A.M.

Gjatë kontrollit, në makinën e një prej të arrestuarve, përkatësisht shtetasit me iniciale A.H iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e ndarë në doza. Dy të arrestuarit janë autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vodhi banesën, në kërkim një 26 vjeçar

Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vjedhjen e një banesë në fshatin Çelhakaj.

Shtetasi D.T., 24 vjeç është identifikuar në kohë rekord, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I.B., të cilit iu vodhën një sasi e konsiderueshme parash brenda në banesë.

Policia vijon punën intensive për kapjen e autorit.

Skip to toolbar