Hamilton rikthehet në podium, mposht në limite Verstappen

SPORT


Lwis Hamilton ia ka dalë të triumfojë në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe ka marrë revanshin ndaj Max Verstappen pas Hockenheim. Britaniku i cili u nis nga pozicioni i vendit të tretë, përfitoi edhe nga një strategji e mirë nga skuderia  e Mercedesit

Një fitore e ndërtuar në bokse për anglezin, pasi kreu një pit stop më shumë, me Mercedes-in që i ka krijuar kushtet të kapte holandezin e Red Bull dhe ta parakalonte atë tri xhiro para fundit.


Kështu, falë gomave në gjendje më të mirë kampioni i Botës në fuqi nuk e pati të vështirë të parakalonte Red Bull-in e holandezit. Sakaq, dy makinat Ferrari u pozicionuan respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt. Fetel arriti të ngjitej në shkallën më të ulët në podium, ndërsa Leklerk edhe pse provoi të merrte vendin e tretë, sërish iu desh të kënaqej me vendin e katërt.

Ndërkohë, piloti tjetër i Mercedes, Bottas e përfundoi garën e Budapestit në vendin e tetë. Pas kësaj gare, Hamilton thellon diferencën në krye të klasifikimit dhe shkon i qetë drejt titullit të radhës.




Skip to toolbar