Haradinaj: Kosova është zhytur në krizë të thellë, opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

KOSOVA


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë.

Për këtë, Haradinaj ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

Ish-kryeministri Haradinaj këto komente i bëri të hënën në takimin me afaristë të vendit, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

“Kuvendi si shtëpi e popullit ka disa instrumente, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, theksoi Haradinaj.

Kryetari AAK-së, ka kërkuar nga opozita që menjëherë t’i mbledhë 40 nënshkrime për të filluar, siç tha ai beteja e mocionit të mosbesimit.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla me komunitetin e biznesit për “Rrugën pa Kurtin”.



Skip to toolbar