Harley Davidson dhe rrok. Mos e humb festën në sheshin Skënderbej

Më të fundit


Për herë të parë Tirana do të mbledhë jo pak por 130 motoristë nga e gjithë Evropa. Sonte në mbrëmje në sheshin Skënderbej do të zhvillohet Motofest, ku do të mblidhen dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok.

Në këtë festë që do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës, Steelëings Albania, dhe Fondacioni EDS do të sjellin për publikun kryeqytetas por jo vetëm plot argëtim duke e paraqitur të gjithë këtë event jo vetëm si shfaqje për të mbledhur të apasionuarit ndaj motorave dhe adrenalinës së muzikës rrok por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës.

Pas paradës në qytet, festa do të vazhdojë me: Dobs Piter Pan Quartet, Kachinari, DJ Litchi dhe Zztop duke garantuar një spektakël fantastik.



Skip to toolbar