Hartat e 4 projekteve për Unazën rrëzojnë mitin: Nuk ka ndryshim

AKTUALITET


Projekti për Unazën e Madhe, i cili prek edhe banorët e Astirit, ka qenë i përgatitur që prej 30 vitesh në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit dhe bazuar në katër hartat e rishikimi të projektit, ai nuk ka lëvizur nga projekti fillestar. Hartat e publikuara në emisionin Real Story të Sokol Ballës në Neës 24 tregojnë se ato janë të njëjta dhe nuk ka pasur zhvendosje të Unazës së Madhe dhe sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, kjo është arsyeja që edhe qeveria e PD nuk i ka legalizuar 135 banesat në këtë zonë.

Katër hartat tregojnë vijën ku do të shtrihet Unaza e Madhe, ku projekti fillestar është bërë në vitin 1989, ndërkohë që është rishikuar fillimisht nga Bashkia e Tiranës në vitin 2008, kur drejtohej nga Rama. Rishikimi i dytë është bërë nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012, kur ajo drejtohej nga Basha, ndërkohë që rishikimi i fundit i projektit u bë nga ARRSH në vitin 2016. Ajo që shikohet nga katër projektet, sipas fotove përkatëse vija e shtrirjes së saj nuk ka ndryshuar. “Kjo është një hartë e rëndësishme, sepse rrëzon disa mite, sa i përket gjurmës. Gjurma nuk ka devijime, nuk ka ndryshime”, tha gazetari Balla, i cili publikoi fotot katër projekteve ndër vite.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se i vetmi ndryshim, ka qenë një zhvendosje në pjesën e Unazës së Re, pikërisht në zonën e Astirit, i cili është një zgjerim, pasi fillimisht ishte parashikuar që rrugët dytësore përbri Unazës së Madhe të jenë me një kalim, por Bashkia Tiranë ka kërkuar të jenë me dy korsi për shkak të numrit të lartë të popullsisë në këtë zonë, ku qarkullojnë 60 mijë mjete në ditë. Po ashtu, kjo u konfirmua

Sa i përket përplasjeve me qytetarët e Astirit, rezulton se në zonën e Unazës së Re, pra nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi “Pallati me Shigjeta”, rezulton se janë identifikuar 242 objekte, ku 102 prej tyre janë me vërtetim pronësie, 135 janë në proces legalizimi dhe 5 nuk ka informacion. Përplasja ka ardhur pikërisht për këto 135 banesa, të cilat pavarësisht se kanë kërkuar legalizim që në vitin 2005, ato janë përjashtuar nga ky proces. “Duhet theksuar se as Partia Demokratike nuk i ka legalizuar, pasi ligjin e kanë bërë vetë, praktikat i kanë pasur, por nuk mund t’i legalizonin për shkak të ligjit që e ndalon. Të tjerët që kanë pasur dokumentacion, janë dëmshpërblyer sipas ligjit. Mund të kenë pretendime për masën e shpërblimit, por kjo zgjidhet në rrugë ligjore, në gjykatë”, tha Mazniku.



Skip to toolbar