Astiri, Lela: Mos mbani shpresa te premtimi i opozitës

POLITIKË


Analisti Alfred Lela tha se çdo opozitë para se të vijë në pushtet premton botën, por më pas harron çdo gjë. Ai tha se këtë premtim e bëri Rama në 2013 dhe tani Basha. Në studion e emisionit “Real Story”, Lela tha se kjo është një ‘festival teatror” që bëhet vazhdimisht nga politika dhe se banorët nuk duhet t’i besojnë asnjë premtimi të opozitës.

“Banorët mos t’i besojnë premtimit të marrë sot nga opozita. Në 2013 ua premtoi edhe Rama. E bëjmë premtimin, pastaj e harrojnë, e pastaj dalin me popullin se po të ishin në pushtet, ndoshta do e kishin bërë dhe vetë. Opozitat kanë një huq. Kur janë në opozitë të premtojnë botën. I them të gjithë banorëve që të mos besojnë asnjë premtim që i bëhet. Është një festival teatror që bëhet nga politika” tha Lela.


Lela shtoi se përplasja tek Astiri për prishjen e banesave ishte një strategji e qeverisë për të parandaluar precedentin e Kukësit, e vetmja protestë që ka trembur bazamentet e qeverisë.

“Ka qenë strategjia për të parandaluar precedentin e Kukësit. E vetmja herë kur janë tronditur bazamentet e qeverisë përballë një proteste ka qenë ajo e Kukësit, duhet ta pranojmë. Unaza e Re është e spërkatur me një korrupsion të njohur, të pranuar, të anuluar dhe kjo ka qenë një nivel i tretë që i shtohet përpjekjes për ta menaxhuar, neutralizuar pa zhurmë”, tha Lela. /Real Story




Skip to toolbar