Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar në kufi me Azerbajxhanin

BOTA


Helikopteri në të cilin ndodhej, lryeministri i Armenisë bëri ulje të detyruar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi. Helikopteri i kryeministrit, bëri ulje emergjente, 132 kilometra në veri të Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë, për shkak të motit të keq.

Nikol Pashinyan tha se është mirë pas uljes së detyruar të helikopterit/ Qeveria armene njoftoi në Telegram se shefi i qeverisë u nis për në qytetin Tashir në kufirin me Gjeorgjinë, 152 kilometra në veri të Jerevanit.


Sipas burimeve të tjera, kryeministri armen u drejtua për në kufirin me Azerbajxhanin, ku së fundi u demarkua edhe kufiri armeno-azerbajxhanas.

Kujtojmë se disa ditë më parë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit pikërisht në kufirin me Azerbajxhanin.




Skip to toolbar