Heqja e Ministrisë së Integrimit, Milo: Mesazh i gabuar

Më të fundit


Për historianin dhe ish-ministrin e Integrimit Paskal Milo heqja e ministrisë së Integrimit ishte një nënvlerësim dhe një gabim që vazhdon edhe sot. I ftuar në “Real Story” ai tha se është emëruar një negociator kur s’kanë filluar akoma negociatat.

“E prita shumë keq. Ishte një nënvlerësim dhe një mesazh i gabuar që u dha për BE-në nga Tirana. Nga të gjitha pikëpamjet ishte gabim se ky gabim vazhdon edhe sot e kësaj ditë. Negociatori i emëruar akoma nuk ka hyrë në detyrën e vet. Nuk kanë filluar akoma negociatat. Ky është gabimi që u bë. Shpresova që do korrigjohej me krijimin e qeverisë së re””- tha Milo


Lidhur me lajmin e publikuar nga agjencia “Reuters” se BE nuk është gati për zgjerim, Milo tha se mund edhe të jetë një spekulim dhe ide të hedhura nga vendet kritike. Ai tha se për sa kohë nuk zgjidhet problemi me Bullgarinë çështja e integrimit nuk do të vendoset në axhendë.

“Ka një përqindje të madhe spekulimi lajmi. Presidentja e KE nuk do të vinte në rajon nëse do të kishte njohuri për një gjë të tillë sepse ka një përgjegjësi të madhe dhe nuk mund të luante blofin këtu. Mekanizmi i diskutimit në BE është i komplikuar.Janë ide që i kanë hedhur përfaqësues të vendeve kritike. Nuk e besoj që do të ishte një shenjë shkatërruese për BE-në nëse do të hiqnin dorë nga premtimi i 2003-it që e kanë të garantuar. Ka shqetësime, por që të vehet deri në ekstrem është e pabesueshme.Për sa kohë që nuk do të bindet Bullgaria çështja e integrimit nuk do vendoset në axhendë. Kjo situatë do të ripërsëritet dhe procesi nuk ka gjasa që të ecë përpara edhe për disa kohë. Po mungon vullneti i aktorëve kryesorë të Bashkimit Europian. Franca nuk e përlqen zgjerimin, Holanda ka qenë kritike. Problemi është atje. Unë bashkohem me kryeministrin kur thotë se problemi më shumë është atje sepse ne sado të na vërtitësh nuk bën dot më shumë se sa po bën”-tha ai.




Skip to toolbar