Heroinë nga Shqipëria drejt Greqisë e vendeve të BE, arrestohen nga SPAK dy anëtarët e grupit kriminal

AKTUALITET


Dy persona të akuzuar për trafik heroine janë arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Mësohet se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më 2019 SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza:

“trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.


Urdhrat e arrestit në burg janë ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit për Çelajn dhe Sulaj. Ndërkohë për të njëjtat vepra penale jen akuzuar dhe shtetasit me iniciale F.XH. e R.SH.




Skip to toolbar