I fundit që u intervistua nga KLP për kreun e SPAK, ishte prokurori Edvin Kondili. Duke shpalosur platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, Kondili u shpreh se hetimi pasuror është një nga mjetet për të çrrënjosur grupet kriminale. “Hetimi pasuror nuk duhet të jenë hetime të dorës së dytë. Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale duke i goditur asetet. Puna në grup, një qëllim i përbashkët e gjithë SPAK-ut”.
“Aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinion public pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë të tjera ligjzbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet të përshtatshme për çdo çështje. Marrëshënia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunuese siguriasht pa cënuar sekretin hetimor”, tha Kondili.
Si në rastin e dy kandidatëve të tjerë, edhe Kondili vuri në dukje krijimin e BKH si një institucion i rëndësishëm që ndihmon punën e Prokurorisë së Posaçme. “Do të jap kontribut për krijimin sa më shpejt të BKH, është pjesë e pandashme e SPAK. Vetëm duke u krijuar sa më shpejt kjo, atëherë SPAK do të ketë mundësi të funksionojë në mënyrë totale dhe të realizojë pritshmëritë”, tha ai. Ndërkohë, Edvin Kodni u shpreh se objektiv është garantimi i pavarësisë së prokurorit, duke shtruar dhe nevojë për ndryshimin e mentalitetit të tyre.
“Një tjetër objektiv është garantimi total i pavarësisë së prokurorëve. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e prokurorit. Objekt tjetër është shpejtësia në hetime. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Hetimet do të bëhen me plane të qarta e afate. Uniteti puna në skuadër dhe harmonia mes hetuesve objektiv i imi. Hetimet proaktive duhet të kenë përparësi. Publiku pret rezultate nga ne. Hetimet financiare e pasurore do te kenë përparësi”, tha ai ndër të tjera.