Nga Peço Vasili, Mark Marku e Mero Baze, ja si përgjigjet Rama

AKTUALITET


Kryeministri nuk ka kursyer askënd, por i ka përmendur me emër të gjithë ata që kanë dalë kundër paketës “anti-shpifje”, duke thënë se ata nuk e kanë lexuar projektligjin dhe madje nuk e njohin praktikën botërore ku si SHBA ashtu edhe shumë vende të BE-së e dënojnë me burg shpifjen. Duke iu referuar protestës së gazetarëve Rama tha se ajo drejtohet nga Peço Vasili, duke iu referuar Petrit Vasilit, dhe duke thënë se është një protestë politike. Por Rama përmendi edhe Mero Bazen për të cilin tha se ka një OJF të rreme, ndërsa për Mark Markun shprehu dëshpërim për fjalorin e ulët që përdor, megjithëse është pedagog gazetarie.

“Kush thotë që ky është një akt unilateral i qeverisë, gënjen. Kjo është një paketë, e konsultuar 1 vit rresht. Unë kam patur kontakt edhe me Këshillin e Evropës, dhe iu kam thënë që ju se keni lexuar ligjin dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme, si ajo organizata e rreme e Mero Bazes, se ka edhe Mero një organizatë të rreme, që e përdor hera herës për të ngritur çështje për shtypin e lirë. Apo ai që del tek Rai 3 dhe flet për dhjetëra të arrestuar në burgje. Gra dhe vajza që hidhen në tezgën e këtyre, që i bëjnë këta prostituta, këta. Punonjës të shtetit që i bëjnë oligarkë këta. Dhe kjo, s’është çështje opinionesh, se deri më dje si ka shkuar mendja njeriut t’i ndalojë këta kur shkojnë edhe në fyerjet më ekstreme. Kjo është kufizimi për të shpifur, për t’ju treguar njerëzve qindra milionat e mia në offshore, qindra pallatet e mia në Spanjë, etj, etj, që o duan të më largojnë mua në jetën publike, o të demaskohen. Dëgjoj Rudina Hajdarin që flet, dhe harron Rudina veten e vet. Ishte vajza e heroit kur mendonte si Partia, ditën kur bëri siç mendonte vetë, e pa vetë. Cila liri? Liria për të thënë u korruptove, vodhe? Këto janë akuza, dhe për këto akuza duhet të përballen, dhe ndëshkimi në këtë ligj është qesharak.


Shikoj atë Peçi Vasilin, del Peçi për lirinë e shprehjes, në 7 fjalë, 6 i ka shprehje. Po bëjmë ligj ne të mbrojmë veten nga Peçi Vasili që del bashkohet me këta. Artur Zheji, e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe thotë do largohem nga Shqipëria. E dënoi dhe gjykata, kjo s’është për mua. Unë me këta mbijetoj dhe 100 vite të tjera, por kjo është për shoqërinë për të lehtësuar koncentratin e helmit që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi në darkë.

Një tjetër është Mark Marku, që nuk lë fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti që e kërcënon se do ta qëllojë me shishe. Ky është profesori i lirisë, Mark Marku, që duhet markuar me të kuqe, por ky ligj s’është për deputetin që të çojë pedagogun se iu shthur goja. Por që publiku të mësojë atë që thuhet, se  a jemi të gjithë njësoj? Se të gjithë ata që merren me politikë, të kenë atë turmë atje mbi vete?”, tha Rama.




Skip to toolbar