Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga 40 metra lartësi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës në lagjen Dunavat të Gjirokastrës, ku i moshuari Servet Koçiu është hedhur nga ura e ‘Ali Pashës’ me një lartësi 40 metra.
70-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk dihen motivet që e shtynë të moshuarin të ndërmerrte aktin ekstrem. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.