Himara, kompromisi i heshtur/ Përtej zhurmës, si partitë shqiptare bashkuan votën

Më të fundit


Që një nga dy nënkryetarët socialistë do të zgjidhej për të drejtuar përkohësisht Bashkinë e Himarës, nuk kishte dyshime.

Këtë e siguronte së pari nga shumica në këshill. 9 këshilltarët e PS-së, së bashku me votat e bashkëpunëtorëve të saj lokale, nuk premtonin surpriza në votimin e ditës së premte.


Surprizën e shënuan opozitarët e të gjitha krahëve që i dhanë votën e tyre nënkryetares Blerina Bala.

Kanë qenë 3 vota të këshilltarëve opozitarë që shkuan për Balën, si të Berishës, të Metës dhe Bashën. Nga Rithemelimi, ishte këshilltario Fuat Mati, nga Partia e Lirisë Timoleo Gërdhuqi dhe i vetmi këshilltar i PD-së së Bashës, Aleks Llazari.

Duket se ata të cilët shkaktuan rrëmujën në mbledhjen e së premtes në Himarë, ishin vetem mbeshtetesit e vangjel dules. Kryetari I PBDNJ nuk e fshehu stresin pasdite, ndaj asaj që kishte ndodhur të premten në drekë. Jo nga rezultati, sesa nga menyra sesi ishte votuar.

Por zgjidhja për Himarën, erdhi edhe kësaj radhe nga partitë shqiptare, jo vetëm të asaj që propozoi emrin e kryetares, por edhe me bashkimin e disa opozitarëve të koalicionit ku ai bën pjesë.

Bashkim që kaloi në heshtje nga të treja selitë e Tiranës. Sali Berisha doli siç do mbrëmje në ballkon, por asnjë fjalë nuk shprehu për atë që ndodhi në Himarë.

“T’u japim atë që meritojnë Shqipëria po zien, shoqëria shqiptare po zien”

Edhe Ilir Meta i partisë së lirisë te premten, mendonte se me e rëndësishme sesa humbja e përkohshme e Himarës, ishte kriza e mësuesve.

“Shpopullimin që e ndiejnë më shumë mësuesit, pedagogët”

Por a ishte votimi në Himarë, në humbje për opozitën?

Fakti që nga Berisha e të tjerët nuk ka distancim nga akti i këshilltarëve të tyre e hedh poshtë një hipotezë e tillë, nese nuk konsiderohet në këtë ekuacion aletati i tyre Dule, i cili që vijon të mbrojë Blerin në burg. Por duket në këtë çështje, Dule dhe beleri ne himare dhe shqiperi, kane mbetur vetem.

“Nuk ishte një moment që mund të dëshmohet”

 Nuk është hera e parë që Himara bashkon partitë shqiptare. Në vitin 2000, megjithëse qeveria socialiste e Metës dhe opozita e Sali Berishës ishin thuajse në gjendje lufte, ata ulën armët dhe në Himarë, mbeshtetën një kandidat të përbashkët. Por votimi i së premtes, ishte më shumë një reflektim i opozitës dhe ndoshta sinjali i parë, se në zgjedhjet e para që do bëhen në Himarë, i lirë apo në burg, Fredi Beleri nuk do ketë më, mbështetje as nga Basha, as nga Meta, bile as nga Sali Berisha.




Skip to toolbar