Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetit (NIAD) ka nisur fazën e tretë të testimit të vaksinës që do të bëjë parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse HIV/AIDS. Sipas NIAD kjo vaksinë do të nis testimin në 3800 persona që do të përfshijë njerëz nga vendet e Amerikës së Jugut, SHBA dhe Europës. Testimi do të nis nga mosha 18-60 vjeç dhe do të përfshihen të gjitha gjinitë femër, mashkull, transgjinorë, biseksual dhe homoseksual.
Testi do të shoh reagimin e këtyre personave ndaj vaksinës që është dizajnuar për të nxitur një përgjigje imune ndaj virusit HIV.
“Jemi të përkushtuar për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive ndaj HIV/AIDS që të jetë e përdorshme nga e gjithë popullsia e prekur nga virusi.” – tha Anthony Fauci, drejtor i NIAID.