Paralajmërojnë shkencëtarët: Vaksina anti-Covid s’do të jetë ‘plumb i argjendtë’, vetëm do të zvogëlojë simptomat

Vaksina e parë e coronavirusit nuk do të jetë “plumb i argjendtë” dhe ka pak gjasa që të parandalojë që sëmundja e COVID-19 t’i prekë njerëzit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Ekspertët këshillojnë qeverinë britanike, se ajo mund vetëm të zvogëlon simptomat dhe të jetë pjesërisht efektive.

Profesori Chris Whitty ka bërë të ditur se ekzistojnë vetëm 40 deri në 60 për qind gjasa që ajo të ketë efekt – ngjashëm sikurse vaksina kundër gripit.

Por një grup i ekspertëve të Oksfordit që udhëheqin me njësinë që është kompetente për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës, pretendojnë e ajo minimalisht do të ndihmojë deri në 50 përqind të rasteve.

Në anën tjetër qeveria britanike shpreson se vaksina do të jetë e gatshme në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por theksojnë se duhet ndërmarrë masa tek njerëzit që injektohen me këtë vaksinë.

Disa masa preventive si distanca sociale do të tregojnë se sa e suksesshme do të jetë kjo vaksinë e shumëpërfolur. Vaksina e parë do të përcillet me një tjetër, pasi që njerëzit mund të kenë nevojë për dy vaksina të ndryshme që do të nxisin sistemin imunitar.

“Ekziston shpresa për këtë, vaksina do të ishte mirë që me një dozë të shëronte pacientët dhe të fitohej imuniteti dhe t’i rikthehemi normalitetit të nesërmen, por nuk do të jetë një zgjidhje e përkryer; nuk do të jetë plumb i argjendtë”, ka deklaruar kreu i ekipit që merret me hulumtimin e vaksinës.

Manastirliu: Do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksinim falas ndaj Covid-19, faza e parë përfshin 567 mijë qytetarë

‘Qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë që ta marrim vaksinën njësoj si vendet e tjera. Garanci financiare një shumë financiare që derdhet për të siguruar vaksinën.’ keshtu u shpreh sot Ministrja e Shendetesise e ftuar ne Real Story.

Manastirliu tha se vaksina do të merret në momentin që do të jetë e sigurt, efektive dhe se do të mbulohet e gjithë popullata por fillimisht do të jenë 20% e popullsisë që do të vaksinohet.

‘Ne kemi një program të imunizimit dhe për të cilin kemi indikatorë shumë pozitivë. Plani i imunizimit kombëtar. Jo vetëm e kemi këtë mbulesë të vaksinimit mbi masën 98% por kemi dhe një përhapje të zinxhirit ftohës. Ka të njëjtat procedura si vaksina e gripit. Në 2019 kemi investuar për të përmirësuar zinxhirin ftohës dhe kjo do na ndihmojë dhe për vaksinën e COVID-it.
Ne do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksinim por faza e parë e përgatitjes për të siguruar që vaksina të jetë efektive dhe të shpërndahet siç janë udhëzimet e OBSH është fiks 20% e popullatës, është 567 mijë qytetarë”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, pa përfunduar fazat e testimit klinik nuk mund të flitet për certifikim. Ajo tha se OBSH flet për një korridor të përshpejtuar të certifikimit teksa theksoi se vaksina do të jetë falas për të gjithë popullatën.
E pyetir nëse do të krijohet mundësia që kompani të tjera nëse e arrijnë vaksinën ta sjellin në mënyrë private, Manastirliu tha se do të vlerësohen të gjitha mundësitë.
“COVAX parashikon 9 kandidatët e vaksinave që janë në fazat më të shpejta të studimit. Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë. Do bëjmë më të mirën tonë për të siguruar shëndetin e popullatës”, tha ministrja Manastirliu.

‘Gati të paguajmë për vaksinën anti Covid19’ sapo të jetë gati’, Manastirliu flet në Real Story

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria shqiptare është gati ta blejë vaksinën ndaj koronavirusiit, sapo ajo të jetë gati.

Manastirliu theksoi se qeveria shqiptare nuk do të mbetet pas në marrjen e vaksinës, sapo ajo të lancohet nga institucione të besuara ndërkombëtare.

Facaliteti i Kovaksit është një instrument, ku marrin pjesë 80 shtete në botë. Kjo mundëson që qeveria shqiptare të mund të marrë në dorëzim të certifikuar vaksinën ndaj koronavirusit, kur kjo e fundit të jetë gati. Janë gjithsej 9 vaksina që po testohen.

Qeveria shqiptare është gati të paguaj për vaksinën e koronavirusit, kur të jetë gati. Do të bëhet njëherë disbursimi i parë, ndërsa më pas do të ketë detaje në lidhje me vaksinën. Edhe OBSH po përgatitet për një korridor të vaksinave efikase”, u shpreh Manastirliu.

HIV/AIDS drejt zhdukjes? Nis testi përfundimtar i vaksinës që parandalon sëmundjen

Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetit (NIAD) ka nisur fazën e tretë të testimit të vaksinës që do të bëjë parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse HIV/AIDS.  Sipas NIAD kjo vaksinë do të nis testimin në 3800 persona që do të përfshijë  njerëz nga vendet e Amerikës së Jugut, SHBA dhe Europës. Testimi do të nis nga mosha 18-60 vjeç dhe do të përfshihen të gjitha gjinitë femër, mashkull, transgjinorë, biseksual dhe homoseksual.

Testi do të shoh reagimin e këtyre personave ndaj vaksinës që është dizajnuar për të nxitur një përgjigje imune ndaj virusit HIV.

 “Jemi të përkushtuar për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive ndaj HIV/AIDS që të jetë e përdorshme nga e gjithë popullsia e prekur nga virusi.” – tha Anthony Fauci, drejtor i NIAID.

Skip to toolbar