Realiteti Virtual, doreza që lejon ‘prekjen’ e objekteve dixhitale

Më të fundit


Një dorezë që i lejon përdoruesit ‘të ndiejnë dhe të prekë’ objektet e realitetit virtual apo imazhet brenda një ekrani është bërë realitet. Kjo ka qenë një sfidë prej vitesh për kompanitë që investojnë në realitetin virtual. Pas shumë dështimesh, duket se ëndrra e tyre u bë realitet.

Pas shumë eksperimentesh me doreza të rënda, jo shumë efektive dhe aspak praktike, shkencëtarët koreanë kanë dalë me një alternativë të pëlqyeshme për të gjithë, një doreze silikoni, e lehtë dhe që nuk ushtron asnjë lloj presioni tek duart e njerëzve. Përmes kësaj doreze, njerëzit mund të ndjejnë prekjen e objekteve brenda një loje, filmi apo çfarëdo lloj gjëje tjetër që vendosin të shohin.


E projektuar nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë i Koresë, doreza ka sensorë në gishtin e madh, atë tregues dhe gishtin e mesit, përmes të cilës mund të lëvizni gjëra apo edhe të ndjeni prekjen e tyre përmes vibrimeve të lehta.




Skip to toolbar