Hodhi fëmijën në lumë dhe më pas shkoi në polici, zbardhet dëshmia e 42 vjeçares: Mendova se kishte lindur i vdekur

AKTUALITET


42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se, pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e së hënës, e ka hedhur në lumin e Tapizës. Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, foshnja është gjetur vetëm pak minuta më parë në shtratin e lumit Terkuze që kalon në Tapizë. Mësohet gjithashtu se 42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe është nënë e 5 fëmijëve, 3 vajza dhe dy djem nga mosha 20 vjeç e poshtë.


Me këtë shtatzëni , diferenca me fëmijën më të vogël është e madhe ndaj nuk është ndjekur nga mjeku dhe nuk ka kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës. Dyshimet paraprake janë që shkak të jetë gjendja ekonomike dhe diferenca e madhe me fëmijët e tjerë. Por nuk përjashtohet mundësia e një traume./abcnews.al




Skip to toolbar