Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Karamuço: Ngjarje e paralajmëruar. Nëse do të ishte marrë në mbrojtje, do të kishte zbardhur shumë ngjarje

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se vrasja e Gentjan Bejtjas, i cili u ekzekutua javën e kaluar në shtëpinë e tij, ishte e paralajmëruar disa herë. I ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, eksperti tha se nëse policia do ta kishte marrë në mbrojtje, ai do të kishte zbardhur shumë ngjarje.

“Është një dështim sepse është një ngjarje e paralajmëruar tre herë, dhe i referohem personazhit që ka qenë në të gjitha sistemet dhe kartelat kriminale të policisë së shtetit. Ngjan si amanet i kolegut të tyre që humbi jetën për shkak të atentatit ku viktima në fjalë siguroi makinën dhe ishte pjesë e grupit që realizoi vrasjen e komisar Lames. Dhe më pas nuk e di në çfarë rrethanash është përfshirë edhe në dyshimet në vrasjen e bankierit Santo dhe më pas në disa vrasje në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës, i dyshuar edhe si sigurues i të gjitha mjeteve dhe infrastrukturës por edhe i përfshirë. Policia nuk ka punuar asnjëherë ndaj këtij personazhi edhe për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë sepse po ta kishte marrë në mbrojtje jo vetëm që nuk do të ishte vrarë por do të kishte treguar një sërë ngjarjesh që sot ngelen të mbyllura.


Ne dimë që në atë zonë një pikëpyetje të madhe nuk hyn dot vetëm oficeri i policisë së zonës por vetëm RENEA dhe FNSH. Shteti nuk ka arritur dot ta nënshtrojë aq kilometra katror sa janë, në kuptimin e sundimit të ligjit, Kudo që ka pasur ngjarje të rënda kriminale ka qenë Fushë Kruja kryefjalë. Ka ardhur koha që të nxirren këto lista dhe të rishikohen dhe të krijohet me një inteligjencë mënyra se si duhet zbuluar këto raste. Si ka mundësi në një shtëpi ku pritet të ndodhë një atentat, dhe personi është në ndjekje për ngjarjen paraardhëse ku humbi jetën kunati i vet, nuk vihen dot tre apo 4 kamera të fshehta që të mbahen nën survejim këto zona.”, u shpreh Karamuço.

Ndërkohë, gazetari Ervin Leka tha se autorët, që dyshohet të kenë qenë katër, kanë qenë të mirë informuar për lëvizjet e Bejtjas.

“Është ruajtur por autorët që dyshohet se kanë qenë 4 kanë qenë të mirë informuar. Pak para se të ndodhte atentati ka qenë në banesën e babait të tij fare pranë zonës dhe disa minuta më pas ka shkuar në banesën e tij, ku ka hapur edhe portën. Në këtë moment dhe gjatë lëvizjes që ka bërë nga banesa e babait dhe në vilën e tij, e rrethuar me një mur të lartë, por si duket informatorët kanë dhënë detajet dhe kur ka hyrë në banesë janë paraqitur me automjetin tip Land Rover që dyshohet se është vjedhur në Shkodër, kanë zbritur autorët duke qëlluar në drejtim të Bejtjas. Iu është bërë i mundur aksesi për të hyrë brenda dhe për shkak të portës që ka qenë e hapur.“, tha gazetari./abcnews.al




Skip to toolbar