Holanda: Plotësoni kushtet, vendosim më 15 tetor

POLITIKË


Holanda shfaqet e dyzuar për të marrë vendimin e saj në lidhje me Shqipërinë. Për këtë ajo votoi në parlamentin mocionin e qershorit duke e lënë të hapur vendimin deri në diskutimet e 15 tetorit ku Këshilli i Ministrave në Luksemburg do të diskutojë për zgjerimin dhe do të vendosë unanimisht. Ky vendim solli dhe reagimin e Ambasadës Holandeze në Tiranë. Ambasada ka shpërndarë deklaratën e Ministrisë së Jashtme Holandeze, ku vlerësohet puna e Shqipërisë dhe kërkohet përmbushja e kushteve para hapjes së negociatave. Në njoftim theksohet fakti se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër krimit dhe po ndiqet në mënyrë strikte progresi i të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në datën 15 Tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendosë në mënyrë unanime. Vendet kandidate duhet te përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër ne procesin e integrimit. Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave te veta.

Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta.

Këshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes se negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Holanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Holanda heziton të jap një “PO” për shkak të brishtësisë së shumicës qeverisëse që mund t’i rrezikojë edhe fatin e saj në pushtet, por gjithashtu edhe të jap një “JO”, duke rrezikuar që të mbetet e vetmja nga vendet e BE që të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.



Skip to toolbar