Ushtria hap 300 vende të lira pune. Kriteret e rekrutimit

AKTUALITET


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar hapjen e 300 vendeve të reja të punës te Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe i bën apel të rinjve dhe rejave që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut që të aplikojnë.

 “Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!


Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje”, shkruan Ministrja.

Në linkun që i bashkëlidhet njoftimit të ministres jepen të dhëna konkrete për të interesuarit të cilët dëshirojnë të aplikojnë.

Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda datës 30 dhjetor 2019 pranë Qendrës së Personelit të Rekrutimit. Për më tepër informacion mund të klikoni këtu:




Skip to toolbar