Holanda ‘Po’ çeljes së negociatave, Xhaçka: Gati për Konferencën e Parë

Më të fundit


Një lajm i mirë për Shqipërinë. Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.





Skip to toolbar