Holanda shkatërron Gjermaninë në shtëpi, rihapet gara në grupin C

SPORT


Holanda ka marrë një fitore të madhe në Volksparkstadion të Hamburgut përballë Gjermanisë vendase. Tulipanët e Koeman shënuan katër herë në portën e Neuer për të marrë një trepikësh, që i rikthen në garën për t’u kualifikuar në Europian.

Gjermanët e filluan mirë takimin me talentin Serge Gnabry i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 9′. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. U mendua se Panzerat e Joachim Low do të hidhnin një hap të rëndësishëm drejt Euro 2020, por Tulipanët bënë të pabesueshmen në pjesën e dytë.


Në fillim goli i Frenkie de Jong dhe më pas me pak ndihmë dhe të mbrojtësit gjerman Jonathan Tah holandezët përmbysën rezultatin. Gjermanët reaguan shpejt me Toni Kroosin. Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt preku aksidentalisht topin me dorë, por për kryesorin Artur Soares Dias ishte padyshime penallti. Mesfushori Kroos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe çoi rezultatin në 2-2.

Tulipanët nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit. Donyell Malen kaloi sërish në avantazh të tijtë në minutën e 76′ ndërsa Ëijnaldum në minutën e 90′ çoi shifrat në 2-4. Gjermania me një fitore mund të shkëputej në grupin C, por tashmë Holanda kthehet në lojë.

Lajmi i mirë për këtë fitore është dhe për Irlandën e Veriut, ekipin surprizë në këtë grup që pas katër ndeshjesh ka katër fitore me pikë të plota në krye të grupi. Në vendin e dytë tashmë mbetet Gjermania me 9 pikë ndërsa e treta Holanda me 6 pikë dhe me një ndeshje më pak se dy të parat.




Skip to toolbar