Tronditet Librazhdi, burri masakron me thikë gruan dhe hidhet nga pallati

AKTUALITET


Një krim i rëndë në familje ka tronditur Librazhdin në orët e mbrëmjes së të premtes, kur burri ka goditur me thikë disa herë të shoqen dhe më pas është hedhur nga ballkoni i katit të katërt për t’i dhënë fund jetës. Ngjarja tragjike është regjistruar pak para mesnate në lagjen Shkumbini, kur burrë e grua, prindërit e dy fëmijëve të rritur mendohet se kanë qenë vetëm në shtëpi, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Burimet policore nga Librazhdi bënë me dije se burri që ka kryer këtë akt të rëndë është Daut Gjokola, 53 vjeç, i cili ka goditur disa herë me thikë të shoqen Luljeta Gjokola, 49 vjeçe. Pasi e ka lënë për vdekje të shoqen e gjakosur, 53-vjeçari mësohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku jetonte prej disa vitesh dhe nga frakturat është shkaktuar vdekja e menjëhershme e tij. Sipas policisë, bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.


Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, e cila ndodhi në një apartament në qendër të qytetit të Librazhdit, por menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth këtij krimi të rëndë. Gjatë natës, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimave, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre rreth krimit të rëndë, ndërsa nga fqinjët është mësuar se mes çiftit, para krimit ka pasur një debat të ashpër, që kishte nisur që prej orës 22.00, i cili më pas është përshkallëzuar drejt aktit fatal.




Skip to toolbar