Hysaj, dëmtim horror, lë fushën me barrelë

KOMBËTARE


Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim horror në sfidën e së dielës ndaj Torinos, ndërsa është detyruar të lërë fushën e lojës me barelë në minutën e 35-të të pjesës së parë. Dëmtimi i Hysajt, për të cilin ende nuk dihet gjendja shëndetësore është një lajm i keq edhe për kombëtaren shqiptare në prag të sfidave javën e ardhshme përballë Moldavisë dhe Turqisë. Në ndjeshjen Torino-Napoli, kapiteni Elseid Hysaj ka lënë fushën i dëmtuar, pasi shkodrani kërkoi të fitonte një duel ajror përballë Belottit të Torinos, por përfundoi kokëposhtë me gjithë peshën e tij dhe pse sulmuesi italian kërkoi ta ndihmojë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e Hysajt por fakti që ai doli me barelë përballë Torinos, do të thotë që ai nuk mund të ecte as për të lënë fushën. Duket se trajneri Edy Reja duhet t’i bëjë llogaritë pa Hysajn i cili ndeshjen e fundit ndaj Islandës zhvilloi një performancë të shkëlqyer, duke shënuar dhe golin e parë me fanellën kuqezi të Shqipërisë.





Skip to toolbar