Kosova mbyll procesin e votimit pa incidente, rritet pjesëmarrja

KOSOVA


Ora 19:00 ka shënuar edhe fundin e procesit zgjedhor në Kosovë, duke bërë që të gjitha qendrat e votimit të mbyllen. Mirëpo, çdo votues i cili është në radhën e pritjes në këto momente, duhet të shprehë vullnetin e tij dhe të hedhë votën në kutinë e votimit edhe pse koha e caktuar ka përfunduar. Sipas KQZ, nga të dhënat paraprake, pjesëmarrja në votime është mbi 44%.

Ndonëse numri i saktë i votuesve pritet të konfirmohet me kalimin e orëve kur edhe KQZ të marrë të dhënat nga të gjitha qendrat e votimit, trendi gjatë ditës ka qenë pozitiv duke lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë votues kësaj radhe se para 2 vitesh.


Dita e zgjedhjeve ka kaluar kryesisht e qetë, me partitë të cilët kanë akuzuar njëra-tjetrën për ndërhyrje. Sikurse edhe herëve të kaluara, ka pasur persona që janë kapur duke fotografuar votën, shkruan RTK.

Prokuroria tha se pas verifikimit të informacioneve nga prokurorët në terren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona, të cilët dyshohen për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor e që janë ndaluar. Gjatë kësaj dite, qytetarët e Kosovës patën mundësi të zgjedhin në mesin e 25 subjekteve politike dhe me mbi 1000 kandidatë për deputetë, të cilët për dy javë gjatë fushatës zgjedhore shpalosën programet e tyre.




Skip to toolbar