I kërcënoi babain, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë italianin

AKTUALITET


Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar në Ariccia të Italisë, pasi akuzohen për vatrën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ndaj një shtetasi italian. Mediat e huaja shkruajnë se shtetasi italian kishte kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë djali i tij, 20 vjeç. Konflikti degradoi më tej, ku 20-vjeçari goditi me thikë shtetasin italian në gjoks. I plagosuri u transportua me urgjencë për në spital ku u nënshtrua një operacioni. Menjëherë pas ngjarjes, policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë, babë e bir.



Skip to toolbar