Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar pas denoncimit të një vajze të re. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar për veprën penale “Përndjekje”, shtetasi GJ. SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare. Pas muajsh të tërë, e reja e ka denoncuar në polici, çka ka sjellë edhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.