I pandehur më në fund/ I zbehtë, i hutuar, Berisha nuk dorëzohet: Tani protesta!

Më të fundit


TIRANË- Edhe pse me vonesë, më në fund Sali Berisha mund të konsiderohet i pandehur nga drejtësia.  Në një konferencë, të cilën e njoftoi urgjente për mediat, pas arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, si edhe masës detyrim paraqitje, për korrupsion në ngarkim të tij, ish kryeministri duket se nuk dorëzohet.

I zbehtë, i hutuar, duke humbur disa herë mes rreshtave të deklaratës që lexonte, Sali Berisha, i konsideroi akuzat të pabaza, arrestimin e dhëndrit, politik, ndërsa paralajmëroi protesta.

“Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë. Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.

Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij. Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj.

Këto masa dhe ccdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar. Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.

Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.” –u shpreh Berisha.



Skip to toolbar