I tradhtonte motrën, kush është shqiptari që vrau kunatin

AKTUALITET


Mediat italiane kanë zbardhur arsyen e vrasjes së Shpend Allushit të dielën në Itali nga kunati i tij. Ngjarja ka ndodhur në Nettuno, ku Luan Zalta ka shkuar në shtëpinë e motrës së tij i armatosur me pushkë.

50-vjecari Zalta ka shkuar në shtëpinë e të motrës për t’u sqaruar me kunatin pasi ky i fundit tradhtonte të motrën. Por Shpend Allushaj nuk është përmbajtur dhe e ka rrahur Zaltën.

Motra e autorit, njëkohësisht edhe gruaja e viktimës ka ndërhyrë në mes të sherrit por Zalta ka nxjerrë pushkën. Kjo e fundit u shkrep disa herë dhe në sherr e sipër një nga plumbat ka qëlluar në fytyrë Allushin duke bërë që ky i fundit të përfundonte në pishinën e shtëpisë, i plagosur rëndë.

Menjëherë u lajmërua ambulanca për t’i ardhur në ndihmë 45 vjeçarit Shpendi Allushi po gjithçka ishte e kotë. Ka qenë vetë autori, Zalta, i cili ka telefonuar policinë duke i thënë: “Hajdeni se ka ndodhur një tragjedi”.

Ai u arrestua pas ngjarjes dhe do përballet me akuzën e vrasjes dhe për armëmbajtje pa leje, pasi pushka që përdori për të qëlluar ishte e jashtëligjshme dhe e modifikuar.



Skip to toolbar