‘I tronditur nga lumturia’, sjellja e Tahirit, gjatë leximit të vendimit të Gjykatës

POLITIKË


Gjatë kohës që gjyqtari Ardit Mustafai, po lexonte vendimin për ish ministrin, Tahiri u shfaq me një miks emocionesh sa edhe vetë nuk dinte si të reagonte. Pavarësisht se ndenji me kokën lartë gjatë leximit të verdiktit, ai fërkonte duart, lëvizte në vend dhe ndonjëherë dhe buzëqeshte duke treguar emocion për rënien e 3 akuzave, vendimi për të cilat do të kishte qenë shumë herë më i rëndë.

‘I tronditur nga lumturia’ e cilësoi sjelljen e tij analisti Alfred Lela gjatë emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. Ndërsa pas vendimit për mediat, vetë Tahiri u shfaq i buzëqeshur dhe ironik në lidhje me akuzën e tij të re dhe dënimin e marrë. Duket se ky vendim edhe pse e shpalli fajtor, solli një lehtësim në sjelljen e Tahirit, i cili herët e kaluar, edhe pse mundohej të shfaqej i qetë para mediave, dukej gjithmonë i frikësuar dhe në ankth.


Gjyqtarët e çështjes, pas 6 orësh diskutime për të marrë një verdikt, arritën në përfundimin se mbi Tahirin nuk kishte prova që mund ta fajësonin për 3 akuzat atë të korrupsionit, trafikimit të drogës dhe pjesëmarrjes në grup kriminal të strukturuar. Ajo vendosi ta dënonte për “shpërdorim’ detyre me 5 vite burg, por duke qenë se është pranuar gjykimi i shkurtuar përkthehet në 3.4 vite burg. Por Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi edhe ky dënim do të përkthehet në shërbim prove për 3 vite.




Skip to toolbar