I zënë pritë policit për ta dhunuar, arrestohen dy persona në Gramsh

AKTUALITET


Dy të rinj i kanë zënë pritë një efektivi të policisë për ta dhunuar atë, pasi një ditë më parë kishte shoqëruar njërin prej tyre në komisariat. Ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku dy të rinjtë me iniciale E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, u arrestuar nga policia.

25-vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë. Ky shtetas në bashkëpunim me 24-vjeçarin gjatë ditës së hënë i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës . Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.



Skip to toolbar