Ikën Biden? Gati Harris. Presidenti po shqyrton mundesine e terheqjes nga gara

BOTA


Zëvendëspresidentja Kamala Harris është alternative kryesore për të zëvendësuar Presidentin Amerikan Joe Biden nëse ai vendos që të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Kjo është ajo çfarë raporton agjencia e lajmeve Reuters sipas 7 burimeve nga Shtëpia e Bardhë. Ka zëra të shtuar mes demokratëve se presidenti Aktual duhet të tërhiqet nga kjo garë për shkak të performances së tij të dobët në debatin e organizuar nga CNN në 27 qershor.


Dorëheqja e Biden është e vetmja alternative që Demokratët kanë sa i përket ndryshimit të kandidatit për garën presidenciale të 5 nëntorit, pasi presidenti amerikan ka fituar primaret në shumicën e shteteve amerikane. Ngatërrimet e tij në publik dhe sjellja jokoherente e Joe Biden në debatin e parë presidencial javën e shkuar ngritën një sere shqetësimesh jo vetëm tek qytetarët Amerikanë por edhe tek Partia Demokratike se Biden nuk mund të jetë I aftë për të shërbyer për një mandate të dytë. Ishte pikërisht performanca e dobët e presidentit Amerikan që shtoi edhe zërat se ai duhet të vendosë të jap dorëheqjen nga Gara Presidenciale në mënyrë që Republikani Donald Trump të mos rikthehet në pushtet.

Sipas asaj që shkruan Agjencia e Lajmeve Reuters bazuar në 7 burimet e tyre pranë Shtëpisë së Bardhë, nuk ka asnjë kandidat që mund të jetë rival për Kamala Harris nëse Presidenti Amerikan Joe Biden vendos që të tërhiqet nga gara presidenciale ndonëse në mediat ndërkombëtare diskutohet gjithashtu edhe Guvernatori I Kalifornisë Gavin Newsom apo Guvernatorja e Michiganit Gritchen Whitmer.

Nëse do të zgjidhej si kandidatja e Demokratëve për Garën Presidenciale të 5 nëntorit, Kamal Harris do të kishte në dispozicion të gjitha paratë e mbledhura nga fushata e Biden dhe gjithashtu edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme për fushatën për shkak të rolit të saj aktual./abcnews.al




Skip to toolbar