S’u pëlqeu shërbimi e nuk paguan faturën, pronarët e lokalit rrahin 5 spanjollë

AKTUALITET


Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën turistike të Borshit në jug të vendit. Sipas raportimeve paraprake në media, mësohet se një grup prej 5 turistësh spanjollë, janë dhunuar nga pronarët e një restoranti.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur turistët spanjollë kanë shkuar për të drekuar në restorant, por kanë mbetur të pa kënaqur nga shërbimi. Në këto kushte, pesë turistët kanë tentuar të largohen pa paguar faturën.


Por pronarët e lokalit kanë ndjekur mjetin, tip furgon, që udhëtonin turistët spanjollë, duke thyer xhamin e mjetit dhe goditur turistët. Ndjekja, sipas Report tv, ka zgjatur deri në vendin e quajtur “Volloder”, aty ku është gjendur një furgon i FNSH-së.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë pikasur furgonin me xham të thyer dhe ndjekjen e tij, duke ndërhyrë për të mos lejuar në agravimin e situatës. Pronarët e lokalit janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së. Pesë turistët spanjollë janë dërguar në spital, pasi raportohet të kenë marrë dëmtime në trup.




Skip to toolbar