Incidenti në Tiranë, Ministri serb refuzon homologun nga Kosova

Më të fundit


Një incident ka ndodhur sot në Tiranë teksa pritej të niste Konferenca për Klimën në Ballkanin Perëndimor ku ministri serb i Mjedisit që kryesonte delegacionin nuk ka pranuar që të ulej në të njejtën tryezë ku të ftuar ishin edhe përfaqësues nga qeveria e Kosovës.

Sipas përfaqësuesve serbë, Kosova nuk është pranuar ende me të drejta të plota në OKB dhe mund të marrë pjesë në tryeza vetëm me përfaqësues nën siglën e UNMIK-ut, misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.


Por çështjen për mediat e ka sqaruar ministri i mjedisit, Blendi Klosi i cili foli edhe për debatet që janë zhvilluar mes dy delegacioneve.

“Aktiviteti është i organizuar nga OKB. Shqipëria është vend mikpritës. Unë ftova ministrin Matoshi. Ne do të vazhdojmë bisedimet bilaterale me donatorët. OKB dhe donatorët e pranuan Kosovën si pjesë e këtij diskutimi. Ne bëmë ftesën si ministri shqiptare, se është e palogjikshme që në një aktivitet për Rajonin, Kosova mos të jetë pjesë e diskutimeve. Kishim dakordësi me OKB dhe me Serbinë sa i përket zhvillimit të aktivitet, prezencës së Kosovës si i ftuar special. Prezenca me të drejta të plota si folës në tryezën e OKB-së, dhe mos prezenca e ministrit, më detyroi dhe mua që pas 2 orë diskutimesh dhe negociatash me ta…Konferenca po zhvillohet me stafet teknike, zv.ministrat”, tha Klosi.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara, që kërkojnë që Kosova të jetë e përfaqësues nën siglën e UNMIK-ut, ose persona të qeverisë ose të shoqëruar nga pjesëtarë të UNMIK-ut, gjë që është e papranueshme  për ne. Ne kemi ardhur dje jemi pritur shumë mirë. Darka e mbrëmshme ka qenë e përbashkët, takim ministrash. Kemi diskutuar që problemet duhet ti zgjidhim së bashku, të mendojmë përtej zhvillimeve të politikë ditore. Jua thash edhe mbrëmë edhe sot, që nëse dëshirojnë të flasim për Ballkanin perëndimor duhet të bashkohen ë gjithë, duhet të jetë edhe Kosova. I thash dhe zyrtarëve të OKB, që askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë mjedis të pastër, nëse një vend mund të përjashtohet nga tryeza” tha ministri Mjedisit i Kosovës, Matoshi.




Skip to toolbar