Erdogan “hap kutitë” në Stamboll

Më të fundit


Partia Turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) zyrtarisht konteston humbjen në zgjedhjet lokale të javës së kaluar.

Sipas rezultateve të publikuara, partia e presidentit Erdogan, ka humbur pushtetin në Stamboll dhe Ankara, ku partia opozitare fitoi mbi 50 përqind të votave.


Zyrtarët e AKP të dy qyteteve, shpallën zyrtarisht kundërshtimin mbi rezultatet e zgjedhjeve ditën e martë. Sipas kryetaritë AKP-së së Stambollit, Bayram Senocak, ka një diferencë të madhe midis listëprezencave të firmosura dhe vulosura dhe shifrave të paraqitura në Bordin e Lartë të Zgjedhjeve.

“Gjithashtu, janë rreth 319,570 vota të pavlefshme të cilat mund të ndryshojnë rezultatin”- ka deklaruar ai.

Sipas agjensisë së lajmëve Anadolu, votat e pavlefshme në pesë zona zgjedhore në Stamboll do të rinumërohen. Ky vendim është martë nga bordi elektral i zonës pas apelimit nga partia AKP.

Partia Turke për Drejtësi dhe Zhvillim ka fituar zgjedhjet lokale në Stamboll që nga viti 1990, kur Erdogan filloi karrierën e tij politike si Kryetar i Bashkisë.

Në Ankara, kryetari i AKP gjithashtu ka shpallur kundërshtimin e tij mbi rezultatin e zgjedhjeve për 25 zona zgjedhore. Hakan Han Ozcan u shpreh se partia e tij ka zbuluar parregësi në 3217 kuti votimi. “Nuk mund të lejojmë që votat të humbasin, ndërkohë që po bëjmë përpjekje që çdo votë të numërohët”- u shpreh ai.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YKS) ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi vlefshmërinë e votimeve në Stamboll dhe Ankara.




Skip to toolbar