Inspektori i policisë në Tiranë qëllon me pistoletë brenda në komisariat kolegun

AKTUALITET


Një efektiv i Policisë së Tiranës ka plagosur kolegun e tij të enjten, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, kur punonjësi i Policisë, inspektor Konstandin Çipi, gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë, inspektor Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Çipi është pezulluar nga detyra.

Pas plagosjes së kolegut Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë, për plagosje nga pakujdesia.



Skip to toolbar