Plagoset me thikë 22-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

AKTUALITET


Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Shkodrës.

Policia njofton se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 26-vjeçari Anton Gj., ka dëmtuar me thikë 22-vjeçarin, Armandio Gj., i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Pasi ka plagosur të riun, 26-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.




Skip to toolbar